Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet psikologia për vrasjen e Liridones/ Tregon arsyet pse Naim Murseli ka vrarë gruan e tij

 
   

Psikologia Rreze Abdullahu në një postim të saj në facebook ka përmendur rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Për këtë vrasje, është arrestuar bashkëshorti i Liridonës, Naimi si i dyshuar.

Psikologia Abdullahu thotë se, ai vrasjen e ka kryer me vetëdije dhe planifikim të plotë.

Ajo e quan Murselin si kriminel gjakftohtë.

Postimi I plotë:

Naim Murseli nuk e ka vrare gruan Pse ka probleme mendore; nuk e ka vrare gruan në afekt; ai e ka vrare me vetedije dhe planifikim te plote, pra ai nuk ka probleme te shendetit mendor, por ai eshte kriminel gjakftohte!

Kthehemi tek ajo se vrasja e grave ushqehet dhe mirembahet nga kultura dhe tradita jone patriarkale. E lexuat deklaraten e babait të tij disa öre me heret? E shihni se familjet shqiptare Jane perkrahes, nxites dhe mirembajtes te dhunes dhe vrasjes ndaj grave!

Nuk mund ta nxjerre nga mendja tmerrin qe mund ta kete perjetuar Liridona Kur e ka kuptuar se burri I saj po e vret, Madje në prani te dy femijeve te tyre! E frikshme dhe e dhimbshme derisa nuk shprehet!