Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Flet shqiptari që synon një ulëse në parlamentin zviceran

Përparim Avdili, kandidat shqiptar për deputet në parlamentin e Zvicres ka treguar rreth hapave  të tij drejtë politikës.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Avdili tha se në politikë ishte kyçyr qysh si 19 vjeçar, kurse 10 vite më vonë është angazhuar në nëndegën e partisë liberale në Zyrih, qytetin ku ai jeton.

“Në fakt jam kyqë shumë herët në politikë si 19 vjeçar jam anëtarësu në atë zonën zgjedhore në parti pra, në zonën zgjedhore ku jetoj, jam kyq pra si anëtarë i thjeshtë por mandej pak më vonë rreth moshës 25 vjeçare para 10 viteve jam angazhu në mënyrë më aktive në nëndegën e partisë në atë lagje ku jetoj. Kam kandidu për herë të parë në vitin 2015 për zgjedhje kantonale, kurse suksesi i parë të them zgjedhor ka qenë në vitin  2018 kur jam zgjedhë pra për herë të parë në kuvendin e Zyrihut, atëherë  edhe si shqiptar në atë kuvend dhe në vitin e kaluar jam rizgjedhë. Tash jam në mandatin e dytë se jam rizgjedhë vitin e kaluar e kështu me radhë, dhe tash po synoj të futem në kuvendin e Zvicres”, tha ai.

Derisa theksoi se ai është pjesë e partisë liberale e cila sipas tij, është parti shtetformuese.

“Po si shqiptar si anëtarë i partisë liberale sepse unë jam pjesë e një partie aty, partia liberale është e dyta në rafshin e Zyrihut është parti shtetformuese në fakt edhe unë jam edhe kryetar i liberalëve në Zyrih prej vitit të kaluar. Dhe si rrjedhojë e gjithë këtij angazhimi tim deri tash, tash po synoj pra kuvendin nacional të Zvicrës”, tha Avdili.