Një ditë pasi Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Vigan Qorrolli është emëruar zëvendësministër i drejtësisë, është deklaruar edhe vet Qorrolli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ministrisë së Drejtësisë i është bashkuar me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka falënderuar të gjithë për vlerësimet ndaj tij.
“Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit
. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë — ju falënderojë të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur!”, ka shkruar Qorrolli.