Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është i informuar rreth fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia kundër komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.
Ditëve të fundit, është bërë e ditur se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.
Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë.
Megjithatë, ministri ka theksuar se kjo nuk është një shqetësim për të dhe as për Ahmetin.
“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla.
Në rastin konkret, me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.