“Flex Gym” është qendra me e re dhe me e madhe ne rajon, një ndër me uniket dhe inovativet ne vend. Integrimi i smart teknologjisë si në asnjë qendër fitnesi ne Kosove, e bënë “Flex Gym” qendrën më inovative në vend.
Përveç hapësirave te ndryshme si palestra, këndi i ushqimit, dhe spa, gjithashtu ofron programet dhe klasat me unike në rajon, dhe oferta të ndryshme rreth antarsimeve dhe shërbimeve në fitnes duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave te ndryshme për çdo stil jetese. Kjo qendër fitnesi është një ndër të vetmet qe përveç te gjitha grupeve te gjinisë dhe moshave, kujdeset edhe për te vegjlit, duke krijuar klasa dhe hapësira te ndryshme për kujdesin ndaj tyre. Diçka akoma me e veçante është inkorporomi i shërbimit mjekësor dhe shëndetësor, siç është fizioterapia me fizioterapeut te licencuar.
Shumica e klientëve dhe individëve anëtarësohen ne “Flex” njëkohësisht për te humbur peshë dhe po ashtu te krijojnë linja me te formësuar dhe me të bukura trupore, ku humbasin masë dhjamore dhe e shtojnë atë muskulare, pa kaluar ne dieta te renda te cilat e dehidratojnë trupin dhe krijojnë mplakje trupore.
Pasi qe kjo qendër është një ndër objektet me të mëdha dhe operon çdo dite te javës nga mëngjesi deri ne mesnate, kërkon gjithashtu një numër të madh të stafit. Meqë ka një numër te madh te klientëve dhe individëve qe përdorin palestrën si dhe klasat e programet e ndryshme, çdo klase udhëhiqet nga instruktori dhe trajneri përkatës, siç janë klasat e Cross-fit, Pilates, Yoga, Spinning, dhe gjithashtu trajnerët në palestër, bashke me fizioterapeutin, kuzhinieret dhe pjesën tjetër te stafit operativ.
Le të flasim pak për Crossfit, një program social në “Flex”, ku ofrohen klasa për te rritur si dhe për fëmije te moshave 6-13 vjeç. Ky program intensiv kombinon peshëngritjen, gjimnastikën dhe kardion me qellim te rritjes se forcës dhe qëndrueshmërisë. E veçanta e “Flex Cross” është qe programi është i shkallezuëshem për te gjitha nivelet e fitnesit – prej atleteve profesionale, e deri te individët qe kane qene pasiv gjate gjithë jetës. Është e rëndësishme te theksohet se vetëm brenda 3 muajsh, ne Flex Cross kemi raste konkrete transformimi edhe te atyre qe ballafaqohen me obezitet dhe çrregullime neuro-muskulare.
A e dini që kujdesi ndaj fëmijëve është një nga pikat e forta të kësaj qendre fitnesi? Në “Flex” përkujdesen edhe për detajet me te vogla, pasi kanë përfshire edhe dhomën e fëmijëve, ku për ta gjithashtu kujdeset stafi adekuat dhe i certifikuar. “Flex Gym” mundëson qasjen e prindërve, veçanërisht nenave qe te marrin pjese dhe te shfrytëzojnë palestrën, klasat, programet, dhe shërbimet e ndryshme qe fitnesi ofron. Ky opsion ka qene një nder pikat kryesore për ndërgjegjësimin, vetëdijesimin, dhe motivimin e nenave dhe baballarëve qe te përdorin palestrën, klasat, dhe shërbimet relaksuese.