A keni dëgjuar ndonjëherë për kompaninë “Flo-Ri SHPK”, biznes që operon prej shtatë vitesh në qytete të ndryshme të Kosovës, që përbëhet prej një stafi profesional e i licencuar në fushën e trajnimit, licensimit, sigurisë për përdorimin e armëve të zjarrit sipas procedurave dhe ligjeve të aplikueshme, shitblerjen e armëve dhe municionit të modeleve të ndryshme (import me shumicë nga shtete të ndryshme), pajisjeve me aksesuar për armë, sport dhe rekreacion?
Ky biznesi është hapur që nga nga viti 2016 dhe funksionon suksesshëm edhe si poligon qitjeje.
View this post on Instagram
Mësojmë se për të gjitha këto që ofron “Flo-Ri SHPK” në disa qytete të Kosovës, ka interesim mjaftë të madh nga klient të moshave të ndryshme, ashtu sikurse parashihet me ligj, duke marrë në konsideratë moshën e lejuar për blerje, gjuajtje dhe gjithmonë duke respektuar në maksimum kriteret e sigurisë për këtë fushë .
Kompania ,”Flo-Ri’” operon me staf të licencuar sipas kritereve të përcaktuara nga MPB konform ligjit të aplikueshëm. Ka instruktor për aftësimin e klientëve për përdorimin e armëve të zjarrit, sigurinë (të licencuar në fushën përkatëse), instruktor të ndihmës së parë dhe armëtarë të licencuar.
Nga “poligoni i qitjes dhe qendra për aftësim për gjuajtje, bazuar në përvojën e deritanishme konsiderojnë se aftësimi i klientëve për përdorimin e armëve, kriteret e sigurisë edhe si sport/rekreacion ja vlen shumë, ngase përpos njohurive themelore është mjaft interesant dhe liron adrenaline .
Të kujtojmë që kompania operon në disa lokacione në qytete të ndryshme të Kosovës dhe se qendra kryesore gjendet në rrugën Emin Duraku në Ferizaj, kanë degën në Podujevë dhe gjithashtu janë në Prizren.