Si sot, me 21 janar 2006, Kosova dhe shqiptarët përjetuan me hidhërim vdekjen e liderit e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Dr Ibrahim Rugova simbol i udhës paqësore drejt fitores së Pavarësisë, qe prijës i vlerave demokratike, i qëndresës qytetare, misionar i paqes, vizionar e arkitekt i pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare
18-vjetori i vdekjes së Rugovës, e bëri që ta përkujtojë edhe Florian Dushi, Kryetarin e Degës së dytë të Prishtinës, anëtarin e kryesisë së LDK-së, njëherit dhe bashkëpunëtorin e Presidentit historik që nga fillimet e lëvizjes gjithëpopullore
Përmes një postimi në Facebook, Dushi shkruan :
President, për jetë e mot, do të të kujtojmë si prijësin tonë më të lavdishëm, si burrështetasin më të respektuar e nderuar në vend e botë, si indipendentistin e nacional-demokratin më të pakompromis, themeltarin e Republikës së Kosovës!
Postimi i plotë :

Lavdi!