Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Florian Dushi: Nekibe Kelmendi, grua e pathyeshme para asnjë vështirësie!

Emri i Nekibe Kelmendit mbahet mend si profesioniste e jashtëzakonshme në Ministrinë përkatëse”, shkruan në rrjete sociale aktivisti i dalluar i LDK-së dhe bashkëpunëtori i ngushtë i saj, Florian Dushi, me rastin e 12-vjetorit të vdekjes së saj.

Duke e kujtuar Nekibe Kelmendin si njërën ndër intelektualet më të shquara të vendit dhe si veprimtare të paepur për pavarësinë e Kosovës, Dushi thotë:

Emri i saj, kontributi për çështjen kombëtare, puna e zellshme në Ministrinë e Drejtësisë, sidomos rezistenca që gjyqtarët e komunitetit serb betimin ta japin në Parlamentin e Serbisë dhe nën intonimin e himnit kombëtar të atij shteti, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

Zonja Kelmendi e dha shembullin e gruas së pathyeshme, e cila, pavarësisht vështirësive dhe sfidave, nuk u dorëzua asnjëherë, madje edhe atëherë kur fati tragjik i saj dhe i Kosovës bëri që ajo ta humbte bashkëshortin, avokatin e njohur Bajram Kelmendin, si dhe të dy djemtë.

Ajo, edhe pas kësaj humbje, gjeti forcë që humbjen ta shndërronte në motivim për punë edhe më të madhe, për idealin e saj e të qytetarëve të saj.

Ajo, grua, nënë, aktiviste politike, avokate e ministre me punë e suksese të dalluara, kurrë nuk u dorëzua para asnjë vështirësie, e kujton Florian Dushi bashkë me një foto të përbashkët. /Kosovarja/