Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Florian Dushi: Presidenti Rugova ishte dhe mbetet figura më unike në historinë tonë

 

Presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006. Ai ishte Presidenti i parë i Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme në historinë e saj moderne, duke qenë simbol i rezistencës paqësore kundër regjimit serb.

Kandidati pwr Deputet nga radhwt e “LDK”-sw, Florian Dushi, njeri i afwrt i ish Presidentit historik Ibrahim Rugova, e ka pwrkujtuar atw nw pwrvjetorin e vdekjes.

Dushi, shkruan: “Sot, në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë njeriun që i dha drejtim dhe kuptim ëndrrës sonë për liri e pavarësi.

Si një lider i urtësisë dhe vizionit, ai ndërtoi themelet e shtetit të Kosovës me qasje paqësore, guxim intelektual dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj popullit të tij, duke fituar kështu, mbështetjen por edhe admirimin e botës demokratike.

Presidenti Rugova ishte dhe mbetet figura më unike në historinë tonë, si lider me mbështetje e besim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të tij, si lider që bashkoi një popull të tërë përtej përçarjeve, duke krijuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë, le të kujtojmë jo vetëm njeriun, por edhe parimet e ndërtuara nga Presidenti historik në rrugë për arritjen e synimeve politike: unitetin, paqen dhe dialogun etj.

Le të mos lejojmë që emri i tij të shërbejë si maskë për interesat e ulëta politike, por të mbrojmë trashëgiminë e tij me dinjitet dhe të punojmë për një Kosovë ashtu siç e ëndërroi ai – të lirë, të pavarur e demokratike.

Lavdi 🙌”