1
Prishtina – Kryeqyteti ynë nuk është thjesht një vendbanim, është pasqyrë e identitetit dhe potencialit tonë shtetëror- thotë Florian Dushi në postimin e sotëm në rrjetin e tij social.
Ai më tej shkruan , pas një periudhe të gjatë neglizhence dhe diskriminimi institucional ndaj kryeqytetit tonë dhe qytetarëve të tij nga qeveria aktuale, e cila ka bllokuar projekte kapitale dhe ka shmangur investimet e nevojshme, tashmë kemi një arsye për shpresë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku, ka paraparë investime që kapin vlerën plot 1.5 miliard euro, projekte kapitale që përfshijnë edhe unazën e kryeqytetit që është jetike për të zgjidhur problemin e tollovisë në komunikacion.
Florian Dushi në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet nga radhët e LDK-së dhe mbanë numrin 34.