Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Ndonëse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk raportohet për pritje e kolona të gjata në hyrje – dalje, megjithatë media ka siguruar fotografi në këtë pikë kufitare.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar njofton se në këtë pikë kufitare hyrjet dhe daljet janë 3 deri në 5 minuta.