Lajmet e mira për Kosovën nuk kanë mbarim.
Së fundmi u nënshkrua marrëveshja për fluturime direkte në Arabinë Saudite.
Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale Remzi Ejupi.
Dje pata kënaqësinë që të nënshkruajë marrëveshjen për fluturime direkte nga Kosova në Arabinë Saudite dhe anasjelltas.
Në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, dje Prishtina do të lidhet me disa qytete të Arabisë Saudite falë marrëveshjes për fluturime direkte të cilën e nënshkruam bashkë me përfaqësuesin nga Arabia Saudite, Hamad Abdullah Al-Hamad.
Fal kësaj marrëveshje, nga shtatori i këtij viti do të nisin fluturimet direkte tri herë në javë mes dy shteteve.
Ky është një hap i rëndësishëm i zhvillimit në fushën e turizmit pasi pritet që qytetarët tanë të kenë më të lehtë udhëtimin drejt Arabisë Saudite, por edhe ne presim më shumë turistë në Kosovë.