Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Fluturoi nga Algjeria në Francë duke u fshehur në rrotat e avionit, i riu gjendet i ngrirë nga stafi i aeroportit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Algjeri-Francë, të cilën e kemi parë vetëm nëpër filma. Një i ri i cili ka patur dëshirë të udhëtojë drejt Parisit por pa shpenzuar para, është fshehur në pjesën e kompartamentit ku qëndrojnë rrotat e para të avionit.

I riu i moshës 20-vjeçare është gjetur i gjallë nga stafi i aeroportit pa një mjet identifikues dhe është dërguar menjëherë në spital pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të hipotermisë.

Avionët komercialë fluturojnë në një lartësi prej 9 km deri në 12 km nga toka dhe në një lartësi të tillë ka mungesë të oksigjenit dhe temperatura që arrijnë deri në -50 gradë celcius.

Sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, 132 persona kanë fluturuar të fshehur në rrotat e para të avionëve nga vitit 1947 deri në vitin 2021, por shumica e tyre kanë humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe kushteve atmosferike.

Në prill të këtij viti , një rast i ngjashëm me atë të Parisit u regjistrua në aeroportin e Amsterdamit ku një burrë kishte fluturuar i fshehur mes rrotave të avionit nga Toronto, por aeroplani ishte nisur më pare nga Nigeria, prej ku besohet se ishte fshehur edhe personi që u gjet nga ekipi i aeroportit.