
Forcat izraelite kanë bastisur një spital në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe kanë arrestuar një palestinezë, kanë thënë dëshmitarët.
Bastisja kishte në shënjestër Spitalin Qeveritar Jenin, ku forcat izraelite morën në paraburgim një të ri palestinez nga departamenti i urgjencës së objektit, shtuan ata.
Gjatë bastisjes u arrestuan edhe disa punonjës të spitalit, ka raportuar Anadoly.
Ushtria izraelite ka vazhduar një sulm vdekjeprurës në Bregun Perëndimor verior që nga janari, duke vrarë mbi 70 palestinezë dhe duke zhvendosur mijëra.
Sipas shifrave palestineze, të paktën 16,400 palestinezë u arrestuan nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023, përfshirë ata që u liruan pasi u arrestuan.
Afër 950 palestinezë janë vrarë dhe mbi 7,000 të tjerë janë plagosur në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza në tetor 2023, tha Ministria e Shëndetësisë.
Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha kolonive ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.