Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Forcat izraelite vranë dy palestinezë

Forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ndërkohë që tensionet në rajon po rriten.

Izraeli thotë se bëhej fjalë për sulmues të armatosur që ishin në kërkim, të cilët qëlluan mbi forcat e saj përpara se të arrestoheshin. Grupi militant palestinez Hamas i përshkroi burrat si “heronj të rezistencës” dhe akuzoi Izraelin për terrorizëm.

Ky është bastisja e fundit në serinë e bastisjesh intensive ushtarake që kanë ndodhur në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë vitit të kaluar.

Bastisja në Nablus pasoi një operacion dy-ditor izraelit në kampin e refugjatëve në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor, i cili ka qenë pikë e nxehtë në një valë dhune izraelito-palestineze.

Ushtria izraelite tha se operacioni kishte në shënjestër infrastrukturën dhe depot e armëve të fraksioneve militante palestineze në Jenin.

Gjatë operacionit të bastisjes, i cili nisi me sulm dronësh dhe u pasua me një aksion, në të cilin morën pjesë më shumë se një mijë ushtarë, u vranë 12 palestinezë dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. Izraeli thotë se të gjithë palestinezët e vrarë ishin luftëtarë. Gjithashtu, u vra edhe një ushtar izraelit.

Operacioni në Jenin ishte më intensivi në dy dekadat e fundit, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA), e cila ofron shërbime në Gazë dhe Bregun Perëndimor. /rel