Askund në botë Washingtoni nuk vlerësohet më shumë sesa në kombin e vogël ballkanin të Kosovës. Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, një statujë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, përshëndet me gëzim kalimtarët. Sekretarja e Shtetit, Medeleine Albright, e cila në vitin 1999 nxiti ndërhyrjen e SHBA-së kundër Serbisë në luftën e Kosovës, nderohet me një shesh dhe bust në qendër, shkruan gazeta ForeignPolicy.
Por kjo dashuri po lëkundet, shkruan gazeta. Më 23 prill, Kosova ka mbajtur zgjedhjet në 4 komuna veriore të banueshme me shumicë serbe. Refuzimi i Prishtinës për të adresuar çështjen për autonomi më të madhe në këto komuna, shkaktoi bojkot të serbëve për të dalë në zgjedhje, duke marrë pjesë vetëm rreth 3.5 për qind. Të pa kundërshtuar, kandidatët shqiptarë u votuan. Protesta të dhunshme pasuan në fund të majit, kur këta kandidatë morën postet e kryetarëve të komunave. Protestuesit serbë sulmuan policinë kosovare dhe pjesëtarë të NATO-s, dhe dhjetëra prej tyre u plagosën.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cilësoi protestuesit si “milici fashiste” dhe fajësoi Serbinë dhe presidentin e saj populist, Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e bojkotit dhe trazirave.
Si rezultat i pakënaqësisë së tij me trajtimin e situatës nga Kurti, Washingtoni mori një sërë masash ndëshkuese, duke përfshirë përjashtimin e Kosovës nga Defender 23, stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s ndonjëherë, e cila u zhvillua për dy muaj nga prag zgjedhjesh. U raportua për një ngrirje të përkohshme të diplomacisë nga Washingtoni dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, paralajmëroi se entuziazmi për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Kombet e Bashkuara ishte zbehur.
Shkëmbimet e Tajvanit me Kosovën, të cilat janë ndërmjetësuar nga Washingtoni po përcillen me shqetësim. Zyrtarët dhe ekspertët e tregtisë së Tajvanit i shohin vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) si një “portë hyrëse” drejt Bashkimit Evropian dhe ata shpresojnë të kultivojnë lidhje më të thella me rajonin.
Edhe pse Kosova njihet nga më shumë se gjysma e 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Tajvani gëzon marrëdhënie të plota diplomatike me vetëm 13 shtete sovrane, të dy vendet kanë hasur në bllokada për të pasur qasje në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare nga fqinjët e tyre armiqësorë dhe më të fuqishëm.
FP shkruan se Serbia dhe Kina, mohojnë pavarësinë de facto të Kosovës dhe Tajvanit dhe se deklaratat e Serbisë mbi Kosovën mund të jenë një pikë më poshtë nga kërcënimet e Kinës në Tajvan, por shprehjet e tilla si “të patjetërsueshme” dhe “integrale” zakonisht janë pjesë e pretendimeve të sovranitetit të këtyre vendeve dhe gjuhës së tyre politike që përdoren nga Pekini dhe Beogradi.