Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Formula e ish-anëtarit të LDK-së për përplasjen Hoti-Abdixhiku

 
   

“Nuk du LDK-së me ia mbledhë copat, me ia bo bashkë, du me pa më të bashkume”

Partinë e la por të mirën e saj ia do ende.

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Osmani thotë se përçarjet brenda partisë duhet të tejkalohen.

Për këtë, Osmani e ka një formulë.

Ndarjet brenda LDK-së, për Osmanin nuk janë risi.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti është ai që vuri në pah pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hoti ka kërkuar largimin e lidërshipit aktual, në krye të së cilit është kryetari Lumir Abdixhiku.

Hoti e ka akuzuar Abdixhikun se e ka personalizuar gjithë fushatën zgjedhore të LDK-së, si dhe ka favorizuar figura të caktuara brenda partisë.

Një pjesë e LDK-së i kanë ofruar mbështetje Hotit, përderisa një pjesë tjetër po e mbështet Abdixhikun, të cilit përkrahje për të vazhduar rrugën përpara i ka dhënë edhe familja Rugova