Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Foshnja e vdekur në lavatriçe – nis gjykimi për rastin që tronditi opinionin në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca fillestare për rastin skandaloz që ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Ngjarja tronditëse kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, në Repartin e Gjinekologjisë të këtij spitali.

Të pandehurit, gjinekologu S.I. dhe infermierja L.A., janë paraqitur në seancë pa mbrojtës ligjor.

https://insajderi.org/hr/skandaloze-ne-spitalin-e-pejes-foshnja-me-carcafe-futet-ne-lavatrice

Pakujdesia e madhe e stafit mjekësor çoi në një tragjedi të paimagjinueshme, një foshnje e vdekur përfundoi në lavatriçen e çarçafëve dhe u nxor prej andej copa-copa.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar rastin, familjarët njoftuan policinë, duke e çuar çështjen përpara drejtësisë.