Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Foto e 41-vjeçarit që u ekzekutua në Vlorë

Ky është Laert Keka alias Leartiad Lekaj, 41-vjeçari i cili mbrëmjen e kësaj të shtune u ekzekutua në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28 Nëntori”. Ai ishte duke udhëtuar me motor kur një makinë me ngjyrë të zezë dhe targa italiane i është afruar dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plumbave që ka marrë, ai është rrëzuar fillimisht në tokë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka humbur jetën vetëm pak metra më tutje në cepin e një pallati.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Vlorës tha se makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet në flakë në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”.

Motivet e kësaj ngjarje mbeten ende mister, ndërsa nga hetimet paraprake mësohet se viktima ka ndryshuar më parë emrin dhe se ka qenë dënuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Policia nisi krehjen e gjithë zonës, ndërsa ngriti postoblloqe në hyrje daljet e Vlorës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al