Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë në qytetin bregdetar njihen si njerëz me “pushtet” pronarë të disa bizneseve.
Oltian Tahiri dhe Albi Ceno janë 2 nga 3 personat, të cilët u përfshinë në përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, që ditën e djeshme janë njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg” nga ana e gjykatës.
Ditën e sotme Gazeta Shqip ka siguruar fotot e dy prej të akuzuarve që aktualisht ndodhen pas hekurave.
Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë në qytetin bregdetar njihen si njerëz me “pushtet” pronarë të disa bizneseve.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth 1 javë më parë, ku 3 persona kanë droguar dhe abuzuar seksualisht me një 26-vjeçare kundër dëshirës së saj.
Aktualisht 2 prej abuzuesve ndodhen pas hekurave, një tjetër është shpallur në kërkim dhe nga informacionet e policisë konfirmohet se ka qenë dhe një person i katërt i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja është bërë publike vetëm pak ditë më parë duke tronditur rëndë opinionin publik, teksa gazetarët që e kanë raportuar janë kërcënuar.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë ende.