Një foto që Cristiano Ronaldo postoi pak orë më parë në Instagram ka bërë bujë.
Futbollisti portugez shpërndau një foto me këmbët e tij të fryra dhe ka shkaktuar qindra komente në rrjetet sociale.
Ronaldo, i cili është 39 vjeç ka luajtur më shumë se 1200 ndeshje profesionale në karrierën e tij dhe ka shënuar 879 gola. Ai ka luajtur në nivel profesional për 22 vjet dhe ka luajtur për klube të mëdha si Real Madrid, Manchester United dhe Juventus. Në vitin 2023 shënoi 50 gola.
CR7 që po përgatitet për Euro 2024 me Kombëtaren e Portugalisë mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, të jetë ndjekësi numër 1 në Instagram, por e gjithë kjo ka ardhur me shumë punë, sakrifica dhe dhimbje.
Përdoruesit e rrjeteve sociale po komentojnë me simpati për këmbët e tij të fryra. Një tifoz shkroi në rrjetin social X: “22 vite futboll profesional duke parë këmbët e tij. Me siguri ai zgjohet me dhimbje të mëdha çdo ditë”.
Shumë i kanë krahasuar me këmbët e LeBron James.