Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fotot e reja të Almës, ‘ustalleshës’ që fundosi Gjicin, zhveshi edhe Genci Alizotin dhe një gazetar

Prapaskena sjell foto të reja të Alma Koçit / Kaçi, ‘agjentes’ që futi në kurth dhe fundosi ‘peshkun e madh’ Safet Gjicin, duke i bërë gojore në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, teksa e filmonte me një kamera të kamufluar në një çantë.

Alma dyshohet se është përdorur nga grupe kriminale dhe segmente të errëta për të futur në kurth pushtetarë, duke i implikuar në afera seksuale, me qëllim shantazhimin ose shkatërrimin e tyre.

Alma Kaçi mësohet se ka lindur në Berat, është rritur në Fier, ku i vranë babanë në ’97. Ajo ka jetuar në Durrës, ku është stërvitur si ‘ustalleshë seksi’ nga grupet kriminale për të futur në kurth njerëz me pushtet.

Prapaskena mëson se Alma krijoi lidhje me policinë që në kohën e Dritan Berishës, nipit të Sali Berishës, i përjashtuar më pas për shkelje të rëndë të disiplinës.

Më pas krijoi lidhje me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi, i cili sot është drejtor i SHISH në Kukës. Nuk dihet nëse Elezi ka gisht në rastin e Gjicit.

Alma e famshme tashmë ka futur në kurth dhe ka shantazhuar ish zyrtarin e LSI-së, Genci Alizotin, ish-drejtori i Hekurudhës në Durrës, në vitin 2016.