
Prej kohësh po flitet për një lidhje dashurie mes ish banores së BBVIP2 Diola Dosti dhe biznesmenit të njohur, Erolld Belegu. Thashethemet u nxitën nga disa postime që janë shpërndarë në rrjete sociale dhe lajmi u konfirmua së fundmi nga vetë dyshja në fjalë.
Erolldi publikoi një foto në Instagram ku shihet i përqafuar me Diolën, ndërsa kjo e fundit i dhuron një puthje në faqe. n. Kjo lidhje mesa duket është mirëpritur edhe nga vajzat e Diolës, pasi një njëra prej tyre, Bleza ka postuar një foto së bashku me mamanë dhe partnerin e saj të ri. Foton e ka shoqëruar me dy zemra të kuqe.