
Svetisllav Joziq është serbi i parë që është kthyer në fshatin Veriq, afër Istogut, rreth 80 kilometra larg Prishtinës.
Megjithatë, autorë të panjohur për të i kanë vënë flakën shtëpisë së sapondërtuar të tij, vetëm tri ditë pasi mori çelësat e saj.
Ky incident nuk e shqetësoi atë, dhe ai është i sigurt se atë nuk e shkaktuan fqinjët shqiptarë, të cilët, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, patën vetëm fjalë dhe kujtime të mira me Joziqin.
Institucionet e Kosovës kërkuan një hetim urgjent, për të gjetur përgjegjësit për djegien e shtëpisë së një të kthyeri serb, ndërsa ambasadorët e huaj kërkuan sigurimin e kushteve për kthim.