Një akt brutal ka ndodhur në Prizren, ashtu e quan edhe babai i 4-vjeçarit, i cili u rrah nga fqinji i tij.
Në një intervistë për Kosova Today, prindi i 4-vjeçarit tregon të gjithë ngjarjen se si ndodhi i gjithë akti.
“Jam kthyer në shtëpi, fqinji e ka sulmuar, kemi shtëpinë pesë metra larg, sulmi ka qenë tentim vrasje, akt brutal, është shumë rëndë, ia ka thyer hundën, ka goditur një fëmijë katër-vjeçar, një i rritur, baba i tre fëmijëve, fqinji përballë, Xhevat Totaj”, thotë prindi i 4-vjeçarit.
“Është edhe më e keqja, pasi ka ndodhur rasti nuk është interesuar askush për me ardh me pyet si është fëmija, unë s’kam qenë prezent aty”.
“Unë dola, se natë feste, te varrezat. Djalin e lash në oborr, ishte duke luajtur, në prezencë të fëmijëve të tij e ka rrah, në sy të nënës sime, e ka marr nga duart e saj dhe e ka goditur”.