Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiq dy ditë më parë kan zhvilluar një takim.
Macron tha se Parisi do të sigurohet që çdo hap i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, do të përmbushet.
“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.
Derisa, Vuçiq vazhdon me propagandën kundër shtetit të Kosovës duke thënë se “[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq.
Për këtë ka reaguar ashpër ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i cili ka thënë se Franca do të jetë në anën e Serbisë kur vjen puna te veriu i Kosovës.
Ai kritkon edhe opozitën, duke thënë se po luajnë një lojë të flliqur kundër qeverisë dhe Kurtit.
Postimi i plotë:
Makroni i premtoi Vuçiqit se Franca kurrë nuk do ta abandon Serbinë kur vjen puna te amerikanët apo të anglezët. Makroni poashtu deklaroi se Franca do të jetë në anën se Serbisë kur vjen puna te veriu i Kosovës dhe apo të komunave me shumicë serbe.
PS. Oj opozitë… harrojeni lojën e flliqtë që jeni duke e bërë kundër qeverisë dhe Albinit. Kur të jeni të bashkuar…as Vuçiqi… as Putini apo Edi Ramaueviçi smunden me ju prish. Ramush lej anash lojërat e fëmijëve dhe tregoje burrërinë. Mos urrej vendin ton ma shumë se Serbia. Mos ha se Radoiçiq kurrë ska me i shkel këmba mo në Kosovë.
Kujotjmë, se Serbia dhe Franca gjatë atij takimi kanë arritur marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, kështu ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi.