Në spektaklin e mbrëmshëm në Big Brother, Françeska Muratit iu dha mundësia nga Vëllai i Madh për hapjen e Kutisë së Pandorës
Ajo çoi në nominim veten, Erjolën, Rozën dhe Heidin e cila është në nominim të vazhdueshëm çdo javë, duke u shprehur “I drejti zhytet por s’mbytet”- u shpreh ajo. Menjëherë ka qenë reagimi i Sara Gjordenit e cila ka ironizuar zgjedhjen e Françeskës.
“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza, më vjen keq Erjola sepse nuk ke support. TURP”, shkruan ajo në një postim.
Rikujtojmë që Sara Gjordeni është përjashtuar prej formatit të “BBV3” pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit dhe siç duket që atëherë Sarës nuk i ka dalë ende inati me Françeskën.