Fredi Beleri, që sot paradite la qelinë në Fier, është pritur nga dhjetëra mbështetës mbrëmjen e së hënës në Himarë.
Simpatizantë dhe qytetarë himariotë festuan me brohorima dhe fishekzjarrë lirimin e Belerit, i zgjedhur eurodeputet në emër të Demokracisë së Re, raporton Top Channel.
Gjykata e Fierit pranoi sot kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.
Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues vendosi për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili kishte edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit.
Tags: Fredi BeleriHimare