Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Frutat që kanë më shumë sheqer dhe ato me më pak

Frutat janë një grup ushqimor që mund t’i bëjë konfuzë ata që hanë ushqime me pak karbohidrate apo diabetikët.Ka dhe disa dieta, të cilat madje as nuk lejojnë të konsumohen fruta në fazën e parë të tyre.Mund të keni dëgjuar se nuk duhet të shqetësoheni për sheqerin në fruta, sepse është natyral.

Por, në fakt kjo nuk është plotësisht e vërtetë.Sigurisht, frutat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe pavarësisht sheqerit që kanë ia vlejnë të konsumohen.

Në anën tjetër, disa njerëz i trajtojnë sheqernat më mirë se të tjerët dhe në qoftë se jeni dikush që ndiqni një dietë të ulët në karbohidratë, duhet të keni kujdes.Nëse është e mundur, kontrolloni glukozën në gjak, për të parë se si frutat (apo ndonjë ushqim tjetër) ndikon në të.

Lajm i mirë është se frutat me më pak sheqer, janë disa prej frutave që kanë më shumë vlera ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe fitonutrientë të tjerë.

Frutat me më së paku sheqer

– Sasi të vogla limoni

– Mjedrat

– Boronicat e zeza

– Boronicat e kuqeFrutat me sasi mesatare sheqeri

– Luleshtrydhet

– Pjepër i verdhë

– Papaja

– Shalqi

– Pjeshkët

– Nektarinat

– Boronicat

– Pjepri

– Pjeprat e ëmbël (pjeprat nektar)

– Mollët

– Gujava

– Kajsitë

– GrejpfrutiFrutat me shumë sheqer

– Kumbullat

– Portokajtë

– Kivi

– Dardha

– AnanasiFrutat me më së shumti sheqer

– Mandarina

– Vishnjet

– Rrushi

– Shega

– Mangoja

– Fiqtë

– Bananet

– Frutat e thatë, të tilla si hurmat e Arabisë, rrushi, kajsitë dhe kumbullat e thara.