Pretendimet për fryrjen e listës së veteranëve, i ka komentuar kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Ai thotë se nuk i frikësohen, por që sipas tij nuk është çështje e Qeverisë e as Parlamentit.
Jashari thotë se Gjykata e Prokuroria të merren me këtë çështje.
“Unë mendoj se nuk është çështje e Qeverisë, nuk është çështja e Parlamentit. Nuk i frikohemi kurdoherë që kërkohet të bëhet verifikimi të kthehet në pikën zero, askush nuk i frikësohet, por prapë ata që janë kompetent dhe i vetmi organ i cili e bënë verifikimin janë komandantët e zonave, me zinxhirin komandues. Dhe nëse atëherë ka shkelje, ju ka dhënë e drejta dikujt që nuk e meriton, ose ju ka shkel e drejta, atëherë është organi tjetër është gjyqësori, është pra prokuroria dhe gjykatat që e zgjedhin këtë çështje”, deklaroi ai.