Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK dhe FARSH stërvitje të përbashkët ushtarake, Maqedonci: Dy ushtri, një komb!

FSK dhe FARSH zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore

“Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.