Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, qëllim ngritja e kapaciteteve luftarake

 
   

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11”.

Ky ushtrim u realizua me qëllim të përgatitjes taktike dhe fizike për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë.

Detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.