Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin, Kryeziu: Në Kosovë sundon ligji, askush nuk duhet të jetë mbi të

 
   

Profesori i së Drejtës, Kadri Kryeziu ka thënë se Institucionet e Drejtësisë veprojnë në bazë të parametrave dhe planeve që kanë.

Kryeziu thotë se çdo kryeministër dhe qytetar duhet të dinë se në Kosovë sundon ligji dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Është zhvillim normal, Institucionet e Drejtësisë veprojnë në bazë të parametrave dhe planeve që i kanë, kjo shkon në mënyrë më graduale ngadalshme dhe kryeministri dhe çdo qytetar tjetër duhet t`a dinë se në Kosovë sundon ligji dhe askush nuk është mbi ligjin”, ka deklaruar Kryeziu.

Madje, sa i përket reagimeve, Kryeziu thotë se është për fushatë zgjedhor, që sipas tij i politizojnë gjërat.

Sipas Kryeziut kjo është në rregull, pasi sipas tij Prokuroria duhet të kryej punën e vet.

“Reagime ka pasur për atë arsye se është fushatë zgjedhore dhe për këtë arsye i politizojnë gjërat dhe përndryshe për mua është në rregull. Prokuroria duhet ta kryejë punën e vet të bazuar në Kushtetutë dhe ligj dhe në bazë të përshkrimit të detyrave që ka çdo prokuror. Sa i përket anës juridike dhe procedurave jemi në rregull. Kjo klimë është krijuar e cila nuk duhet krijuar, disa herë kam pasur ehe reagime sidomos të ndërhysh në Gjykatën Kushtetuese si një Institucion shumë i rëndësishëm i Kosovës, nuk duhet  që Qeveria të ndërhyjë në ndërmarrjen e Gjykatave dhe është krijuar njëfarë lloj atmosfere e cila nuk i bënë mirë nuk është e shëndetshme për ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës në një shtet demokratik”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri, Albin Kurti është ftuar të mërkurën për dëshmi nga Prokuroria Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i cili tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundëuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.