Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër për faktin që Shqipëria në aplikimin për ta organizuar Kampionatin Evropian të futbollit U-21 e ka përfshirë edhe Serbinë si bashkëorganizatore.
Ai përmes një postimi në Facebook kujtoi faktin se Kosova në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 e ka përfshirë si bashkorganizatore Shqipërinë, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe e ka përfshirë në këtë eveniment si bashkorganizatore Shqipërinë.
Shqipëria paska aplikuar që Kampionati Europian më 2027 të organizohet në Shqipëri dhe e paska paraparë si bashkorganizatore Sërbinë.
Natën e mirë!