Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ftoi Edi Ramën për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës/ Publicisti: Ku po shkon LDK-ja?

 
   

Publicisti shqiptar, Milaim Nela, ka reaguar pas ftesës së LDK-së drejtuat Edi Ramës për nder të çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK nuk ka vend për pinjollët e nomenklaturës moniste si Edi Rama!

“LDK nuk mund të ketë vend për vëllain siamez të Ministrit të propagandës të Milosheviçit, Edi Ramën!”, shkruan ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

KU PO SHKON LDK-ja?

LDK fton Edi Ramën me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës e kjo ftesë në emër të Fondacionit IBRAHIM RUGOVA!

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë që hapi rrugën e pluralizmit politik në trojet shqiptare!

Ajo nuk ka vend për pinjollët e nomenklaturës moniste si Edi Rama!

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë e djathtë në trojet shqiptare pas luftës së 2të botërore!

E për këtë arsye nuk ka vend për pinjollë e bij të partisë komuniste të krijuar nga Dushani e Miladini siç është nipi i Spiro Kolekës – Edi Rama!

Lidhja Demokratike e Kosovës është lëvizja e parë politike dhe e mirëfilltë intelektuale në Dardani që i doli zot popullit t ë vet për ta mbrojtur nga regjimi vrastar Serbian i Millosheviçit që në fund të viteve 80të.

E për rrjedhojë nuk mund të ketë vend për vëllain siamez të Ministrit të propagandës të Milosheviçit, Edi Ramën!

Ibrahim Rugova është njeriu me të cilin identifikohet ajo lëvizje e bekuar e shqiptare siç ishte Lidhje Demokratike e Kosovës e emri i Presidentit Historik nuk mund të baltoset duke ftuar Edi Ramën!

Mbajeni larg Kosovës këtë njeri, anti-njeri!

Ibrahim Rugova është njeriu që e ka dashtë ma shumë se çdo shqiptar atë që sot njihet me emrin Autorruga IBRAHIM RUGOVA apo ‘Rruga e KOMBIT’ e vëllai siamez i Milosheviçit e quante ‘Rruga e Askundit’.

Edi Rama nuk ka vend në Kosovë se asht fyese për çdo anëtar dhe kontribues të LDK-së.

Nuk mund të fyhet LDK-ja e të baltoset emri i Dijetarit Rugova duke ftuar njeriun që çdo shqiptari të Kosovës që niset për Tiranë apo çdo shqiptari të Shqipërisë Londineze i duhet të paguajë 12 €, vajtje ardhje!

Kjo asht fyerje për çdo shqiptar Dardan!

Edi Rama është ai që ka bërë e vazhdon të bëjë avokatinë e Serbisë e të Vuçiçit në kancelaritë e Perendimit në dëm të Kosovës e nën funksion të destabilizimit të saj e për këtë arësye nuk ka vend as në LDK e as në Kosovë!

Edi Rama e injoroi kontributin e presidentit historik e nuk permendi asnjëherë emrin e tij në fjalimin e tij të parë në Kuvendin e Kosovës e bash për këtë arësye ju e braktisët sallën!

A kaq shpejt harruat?…apo keni ndërruar mendje!

Edi Rama nuk ka lënë gur pa luajtur për ta zhbêrë Kosovën me lloj lloj lloj makinacionesh dukë luajtur rolin e marionette së Vuçiçit me perpjekjen për ta nda veriun e Kosoves, minishengenin apo sidomos Ballkanin e Hapur!

Ky njeri nuk ka vend në një parti me histori kaq të madhe sa LDK!

Po thuhet që kumbara i ftesës së Edi Ramës në LDK është Baton Haxhiu!

Po si mundet që LDK ta vrasë veten politikisht kaq hapur duke bërë njē gjest kaq të dëmshëm!?

A është Aleks Soros njeriu që është pas këtij operacioni dërrmues për partinë e parë të djathtë në trojet shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të 20të?

Duket një strategji e koordinuar mirë për zhdukjen e dy partive andej e këndej kufirit që kanë bërë histori në rimëkembjen e kombit shqiptar përkatësisht, Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Lumir Abdixhiku ose duhet të tërhiqet nga ky vendim i marrë ose të ndërrojë emrin e Partisë e ta distancoje forcën që drejton nga trashëgimia e LDK-së dhe Presidentit Historik!