Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot Dardan Krivaqa me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, shkruan Insajderi.
Ajo që ra në sy gjatë prezencës së Krivaqës ishte edhe tatuazhi që kishte prapa kokës, në të cilin shkruhej “Fuck Police”.
Kjo vërehet edhe nga pamjet e siguruara nga Insajderi, ku ai shihet duke u futur në automjetin e Policisë.
Përveç Krivaqës u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim për bashkryerje.
Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”.
Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.