Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Fundi i ‘Rrugës së Re’”, vjen reagimi “i ashpër” për LDK-në e Doarsa Kica Xhelilin- Ja pse përmendet Isa Mustafa e Baton Haxhiu

 
   

Familja e Haki Imerit kanë reaguar pas deklarimit të nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, se LDK nuk mund të bashkëpunojë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit apo të gjitha ministritë.

Duke komentuar këtë deklaratë ata konsiderojnë se është “fundi i “Rrugës së Re” me Doarsa Kica- Xhelilin”..

Në një shkrim në Facebook, ata kanë shkruar se një deklaratë e tillë tregon arrogancën e saj, por edhe teatrin e ndyer që po luhet brenda partisë.

“Fundi i ‘Rruges se Re’ me Dorsa Kica Xhelilin!Duke marrë fjalën në një nga debatet e fundit për LDK-në, Dorsa Kica-Xhelili shpalli një vijë të pakalueshme mes partisë së ‘saj’ dhe LVV-së, duke deklaruar se LDK nuk mund të bashkëpunojë me ta;’ as nëse i ofrohet posti i kryeministrit apo të gjitha ministritë’. . Kjo deklaratë bombastike e një figure që deri dje as që përmendej në skenën politike të LDK-së, tregon jo vetëm arrogancën e saj, por edhe teatrin e ndyer që po luhet brenda partisë

Duket sikur kemi të bëjmë me një skenar të shkruar nga nje ‘mjeshter’, ku aktorët e rinj ngjiten në skenë pa asnjë meritë dhe pa asnjë lidhje me historinë e partisë”, shkruan familja e Haki Imerit.

Tutje, ata kanë drejtuar një mori kritika ndaj Doarsa Kicës Xhelili, gjersa shtojnë se në LDK dominon fraksioni i Isa Mustafës dhe Baton Haxhiut të drejtuar nga Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

“Nëse dikush kishte dyshime për rrugën që ka marrë LDK-ja, atëherë promovimi i Dorsa Kicës në pozitat më të larta të partisë ua largon të gjitha.

E ardhur nga një e kaluar politike kryesisht duke mashtruar elektoratin rugovjan te listes Guxo ajo tashmë është bërë fytyra e “Rrugës së Re” të Lumir Abdixhikut, një rruge që më shumë ngjan me një sokak pa krye.

Me një hov të pashpjegueshëm, ajo jo vetëm që u bë nënkryetare, por u rendit edhe e treta në listën zgjedhore, duke lënë në hije figura të kahmotshme të LDK-së, të cilët e kanë ndërtuar këtë parti me mund e sakrificë.

E gjithë kjo skemë flet për një degradim të thellë të LDK-së, një parti që dikur mishëronte filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, por sot është shndërruar në një shfaqje tragji-komike.

Në LDK sot dominon fraksioni i Isa Mustafës dhe Baton Haxhiut, të drejtuar nga Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti, të cilët duken më shumë si marioneta të një skenari të shkruar nga duar të padukshme”, deklarojnë tutje.

Shkrimi i plotë:

Fundi i ‘Rruges se Re’ me Dorsa Kica Xhelilin!

Duke marrë fjalën në një nga debatet e fundit për LDK-në, Dorsa Kica-Xhelili shpalli një vijë të pakalueshme mes partisë së ‘saj’ dhe LVV-së, duke deklaruar se LDK nuk mund të bashkëpunojë me ta;’ as nëse i ofrohet posti i kryeministrit apo të gjitha ministritë’. .

Kjo deklaratë bombastike e një figure që deri dje as që përmendej në skenën politike të LDK-së, tregon jo vetëm arrogancën e saj, por edhe teatrin e ndyer që po luhet brenda partisë

Duket sikur kemi të bëjmë me një skenar të shkruar nga nje ‘mjeshter’, ku aktorët e rinj ngjiten në skenë pa asnjë meritë dhe pa asnjë lidhje me historinë e partisë.

Nëse dikush kishte dyshime për rrugën që ka marrë LDK-ja, atëherë promovimi i Dorsa Kicës në pozitat më të larta të partisë ua largon të gjitha.

E ardhur nga një e kaluar politike kryesisht duke mashtruar elektoratin rugovjan te listes Guxo ajo tashmë është bërë fytyra e “Rrugës së Re” të Lumir Abdixhikut, një rruge që më shumë ngjan me një sokak pa krye.

Me një hov të pashpjegueshëm, ajo jo vetëm që u bë nënkryetare, por u rendit edhe e treta në listën zgjedhore, duke lënë në hije figura të kahmotshme të LDK-së, të cilët e kanë ndërtuar këtë parti me mund e sakrificë.

E gjithë kjo skemë flet për një degradim të thellë të LDK-së, një parti që dikur mishëronte filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, por sot është shndërruar në një shfaqje tragji-komike.

Në LDK sot dominon fraksioni i Isa Mustafës dhe Baton Haxhiut, të drejtuar nga Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti, të cilët duken më shumë si marioneta të një skenari të shkruar nga duar të padukshme.

Ata nuk janë më politikanë, por aktorë të një cirku politik, ku vendimet nuk merren në zyrat e partisë, por në studiot e ‘analistëve’ që dikur ushqenin PDK-në.

Në anën tjetër, forca rugovjane e partise nuk ka ne dore asgje aty . .

Ata nuk kanë më forcën për të rimarrë kontrollin e partisë, por as guximin për të pranuar se loja ka përfunduar.

Ngjajnë më shumë me protagonistët e një drame tragjike, ku akti i fundit është i shkruar, por askush nuk e ka guximin ta lexojë.

Disa janë gati të shiten tek oferta më e mirë, të tjerët thjesht presin një mrekulli. Dhe në mes të gjithë kësaj, Dorsa Kica-Xhelili, një figurë e shfaqur nga askund, që tashmë ndan ultimatume dhe ‘vizione’ sikur të ishte pasardhësja e Rugovës.

E vetmja mundësi LDK-se për të mbijetuar është bashkimi me Albin Kurtin ne nje kualicion ..

Ndonëse kjo do të ishte një kthesë e pabesueshme për një parti që e lufton LVV-në, është më mirë të bashkëpunosh me dikë që ka popullin me vete sesa të vazhdosh të mbahesh pas figurave të errëta origjina e te cilave eshte e erret.

Nëse LDK-ja vazhdon me këtë qasje, fundi i saj është i pashmangshëm.

Pa vizion, pa drejtim dhe e mbërthyer nga një klasë politike që më shumë i përngjan një grupi klanesh të zhytura në interesa personale, kjo parti është duke rrëshqitur drejt zhdukjes.

Dikur, LDK ishte shpresa e Kosovës. Sot, ajo është kthyer në një muze politik, një hije e vetvetes, një relikt i së kaluarës që përdoret për lojëra të errëta.

Dhe në këtë pikë, pyetja e vetme që mbetet është: a do të zgjedhë LDK-ja rrugën e shpëtimit apo do të vazhdojë të gërmojë varrin e saj.