Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fundjava e fundit me kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar

 
   

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh.

Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.

Përsa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë.