Një furgon me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor sot në Katania në Itali.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena, sipas mediave italiane.
16 persona që ishin në furgon janë lënduar, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital. Asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë, raporton TCh.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.