Në Kosovë, të shtunën u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.
E për këtë, fushatat e organizuara nga partitë politike këto ditë e fundit kanë qenë më të përfolurat.
Se kush mblodhi më shumë qytetarë e mbështetës, ishte tema kyçe.
E për këtë regoi edhe Rron Gjinovci, ku përmes një postimi në Facebook publikoi edhe shikueshmërinë e tri partivë më të mëdha në vend, me rastin e hapjes zyrtare të fushatave të tyre. Ai në këtë pikë ironizoi me LDK-në e PDK-në, ku tha se duhet marrë mësim nga kjo e fundit për “blerje të vieës”.
“LDK urgjent folni me PDK-në vetne ku ka me ble views”, shkroi Gjinovci, përcjell “Bota sot”.
E natyrisht që pas fushatës së parë, në opinion publik dolën reagime e vlerësime të ndryshme, ku u tha se LVV kishte ‘dështuar’ në mbushjen e sallave, kurse opozita kishte përformuar më mirë.
E edhe për këtë Gjinvcoi kishte një koment.
Ai ‘uli’ entuziazmin e partive opozitare, të cilat krenoheshin me “sallat e mbushura plotë”.
“O bre edhe në zgjedhjet e kalume i kanë pasë sallat plotë, po kutiat shprazt”, shkroi Rron Gjinovci, përcjell “Bota sot”.