
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur para dy javësh dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Ankuesja femër ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e këtij personi.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së,.