Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fushtica: Është krijuar shtabi i krizave si pasojë e paralajmërimeve për stuhi

 
   

Drejtori i Emergjencave të Kosovës, Lulzim Fushtica ka treguar se si arsye e paralajmërimeve për stuhi e vërshime, njëjtë si mbrëmë, shtabi i krizave është krijuar dhe është në pritje për çdo moment nevoje.

Po ashtu, Fushtica ka bërë të ditur në Info Magazine se kanë filluar të evitohen problemet që u krijuan mbrëmë, si dhe pastrimi i pusetave.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca e kemi krijuar shtabin e krizës, jemi këtu të gjithë zjarrfikësit, policia, ndërmarrjet publike, kompanitë e kontraktuara jemi qendrën operative të kryeqytetit duke pritur dhe shikuar të mos kemi probleme që kemi pasur ditën e djeshme”, u shpreh Fushtica.

“Është paralajmëruar edhe nga Instituti që do të ketë reshje të shiut të intensitetit të njëjtë apo të ngjashëm, për atë arsye ne e kemi ngritur shtabin e krizave nga ora 7:00 në magjes kemi dalë në të gjitha pikat ku kemi pasur mbrëmë probleme, i kemi evituar, kemi filluar të bëjmë pastrimin e pusetave edhe në ato vende ku nuk është përgjegjësi e jona”.

“Nuk mund të them se ka qenë reagim i vonshëm, por se a duhet të bëhet më shumë, absolut që duhet. Ne nuk i ikim përgjegjësive në asnjë moment”, tha ai më tutje.