Ilnisa dhe Egla kanë pasur një javë plot me debate të forta dhe tensione. Egla i është drejtuar disa herë duke i thënë “futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë’.
Po ashtu përplasjet ka pasur edhe mes saj dhe Meritonit, ku Egla e ka prekur në fytyrë duke i kapur faqen.
“Më ka thënë Meriton c*ca, më kap dhe faqen”, u shpreh Meritoni.
“Sa mirë do ishte të kishe dhe një fëmijë kur të dalësh, t’i flasësh për c*cë”, i ka thënë më herët Ilnisa Eglës, teksa kjo e fundit i ka thënë ‘ku i dihet’.
Mbrëmjen e sotme Egla u shpreh:
Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.
Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.
Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!
Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…
Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg