Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Futi në qese foshnjen e lindur në banesë, e hodhi në lumin e Tapizës, ndalohet nëna në Krujë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Kruje ku policia ka ndaluar nje 42 vjecare per akuzen e vrasjes se foshnjes.

Gruaja sipas policise, ka marre femijen ne banese, dhe pasi e ka futur ne nje qese duke pretenduar se foshnja ishte pa jete, e ka hedhur ne lumin e Tapizes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Sipas policise, kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.