Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

G7: Rusia, penguesja e vetme e paqes afatgjatë

Anëtarët e G7-ës, grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, e siguruan Ukrainën për “mbështetje të palëkundur”, teksa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, që po i afrohet ditës së 1.000.

Rusia “është penguesja e vetme e paqes së drejtë dhe afatgjatë”, thanë udhëheqësit e G7-ës përmes një deklarate të përbashkët më 16 nëntor. Ata thanë se shtetet e tyre do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Deklarata u publikua nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shteti i së cilës udhëheq këtë vit me G7-ën.

Përveç Italisë, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia dhe Gjermania, shkruan REL.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht ka nën kontroll afër një të pestën e territorit ukrainas.

Në deklaratën e G7-ës u përmend edhe vuajtjet e mëdha që ka përjetuar populli ukrainas, por po ashtu u tha se ata janë të vendosur që të mbrojnë shtetin dhe kulturën e tyre.

Më herët gjatë së shtunës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij dëshiron që lufta të përfundojë përmes diplomacisë.

Tags: