Gabimet në grim, që iu tregojnë më të madhe në moshë!

  

Zgjedhja e buzëkuqit në ngjyrë të errët
Buzëkuqet e errët i bëjnë buzët tuaj të duken më të vogla. Ngjyrat e lehta të vjollcës si dhe ngjyra rozë u japin buzëve tuaja një pamje më të plotë dhe të mbushur.

 

 

Zgjedhja e gabuar e ngjyrës së pudrës
Pudrat që janë shumë të zbardhura ose shumë të zeza do t’u japin një pamje jo natyrale dhe u tregojnë më të mëdha në moshë. Përpara se ta blini një pudër provojeni më parë në fytyrë dhe jo në dorë, sepse ndryshon shumë toni i ngjyrës së lëkurës nga fytyra në dorë.

 

 

Konturimi i fytyrës
Duke bërë një konturim të rëndë i jep fytyrës tuaj një ngjyrë më të zezë dhe një pamje jo të mirë. Duhet të provoni një ‘look’ më natyral që të dukeni më të reja në moshë.

 

 

Zgjidhni ngjyrën e gabuar të korrektuesit
Duke provuar t’i mbuloni rrathët e zinj poshtë syve me një ngjyrë më të hapur do t’i mbulojë po aq mirë sa një ngjyrë më e errët. Zgjidhni një ngjyrë që të afrojë me ngjyrën e lëkurës së pjeshkës ose një ton të verdhë për t’i neutralizuar me ngjyrën që krijohet në zonën rreth syve.

  

Author: Fiks AL