Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gabimi në llogaritjen e KQZ: 40 + 28 bëjnë ’58’, 62 + 97 bëjnë ‘145’

 
   

Përveç ritmit të ngadalshëm të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka probleme edhe me përllogaritjet më të thjeshta matematikore.

Në përditësimin e fundit, KQZ-ja ka bërë një zbulim të ri: numrat nuk janë më absolute, por fleksibile – të paktën kur bëhet fjalë për zgjedhjet.

Ndonëse në komunën e Fushë Kosovës raportohen “58” vendvotime, shifrat nuk përputhen: aty thuhet se janë numëruar “40” kuti, ndërsa kanë mbetur për numërim “28”.

Ma edhe më shumë!

Në Gjakovë, ku raportohen “145” vendvotime, KQZ-ja na bind se janë numëruar “62 “kuti dhe kanë mbetur për numërim “97”.

 Image
 Gabimi në llogaritjen e KQZ