Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gacaferi: Kreu i LDK-së e ka pranuar Berat Buzhalën, Baton Haxhiun, që të vendosin për gjithçka brenda LDK-së – Ky është qëllimi i tyre!

 
   

Rrjedhën e situatës në LDK e ka komentuar edhe analisti Luan Gacaferi.

Ai ka thënë se Lumir Abdixhiku prej momentit që ka pranuar “Berat Buzhalën, Baton Haxhiun dhe disa të tjerë, qe të vendosin për gjithçka mbrenda LDK’së, e ka fundosur vetën por edhe LDK’në!”

Tutje, ai thotë se qëllimi i tyre është që LDK-në “t’ja hjekin qafe PDK’së, qe kjo në një të ardhme të afërt të mbetet e vetmja parti opozitare dhe e vetmja konkurrente e VV’së! Shkurt qëllimi i tyre ka qenë e mbetet qe Kosova të shkojë në një sistem dy partiak!”.

Postimi i plotë:

Nëse shkoni dy muaj mbrapa dhe i shihni postimet e mija, unë gjithmonë kam thënë se në momentin qe kreu i LDK’së e ka pranuar Berat Buzhalën, Baton Haxhiun dhe disa të tjerë, qe të vendosin për gjithçka mbrenda LDK’së, e ka fundosur vetën por edhe LDK’në!

Sepse qëllimi i Berat Buzhalës e Baton Haxhiut, kurrë nuk ka qenë ngritja e LDK’së, por qëllimi i tyre ka qenë e mbetet qe LDK’në, t’ja hjekin qafe PDK’së, qe kjo në një të ardhme të afërt të mbetet e vetmja parti opozitare dhe e vetmja konkurrente e VV’së! Shkurt qëllimi i tyre ka qenë e mbetet qe Kosova të shkojë në një sistem dy partiak!

Si Berati e si Batoni e kanë ditur dhe e dijnë qe Albin Kurti është e mbetet i pamposhtur edhe për një kohë të gjatë, ose thënë ma shkurt e kjartë, mbetet i pamposhtur deri sa Kurti e ka vullnetin të mbetet në politikë!

Por vetë dashuria e theksuar në karakterin e Lulmirit(Lul Bashës te Kosovës) e ka verbuar dhe ka lejuar t’i futën dy kuajt e Trojës në oborrin e vet e qe ja kishte dërguar PDK’ja! Nejse unë e kam bindjen se ka edhe pelë të Trojës e jo vetëm kali të Trojës!

Pa përfunduar mirë zgjedhjet filloi Baton Haxhiu të sulmoj ashpër Lulmirin, e sidomos qeshja e tij cinike, sonte në TV7 sa herë përmendej emri i Lulmirit, tregon gjithçka! Bile sa hërë flitej për krizën brenda LDK’së, Baton Haxhiu me qeshjen e tij cinike, donte të na thoshte se ju nuk dini asgjë sa dijë unë, deri ku ka shkuar përçarja e LDK’së!

Lulmir, nëse don vërtet t’a shpëtosh LDK’në ik tash sa nuk është bërë vonë, sepse siç thonë gjermanët: “Die Geister die ich rief, werde nicht mehr los”! E këto fantazmat qe vet i thirre nuk të ikin mo, pa të shkatërruar!