Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gaforrja, Dashi, Bricjapi dhe Peshorja do të kenë sprova për të kaluar”/ Horoskopi javor, ja çfarë thonë yjet sipas Meri Shehut

Java e dytë e Korrikut do të jetë e nxehtë, me ritëm të shpejtë, paksa e rrëmbyer dhe nervoze. Sipas parashikimit të Meri Shehut do të ketë një ‘luftë’ pushtetesh, prishje të rendit dhe mbyllje ciklesh.

Shenjat më të ndikuara do të jenë Gaforrja, Dashi, Bricjapi dhe Peshorja të cilat do të kenë disa sprova për të kaluar gjatë kësaj periudhe.

Meri Shehu: Është një javë shumë e nxehtë, jemi thuajse në mes të muajit dhe planetët kanë marrë përshpejtimin e tyre nga nxehtësia dhe nuk e dinë ku do freskohen. Mërkuri do përballet me Plutonin kësaj jave. Mërkuri është në Gaforre, në një shenjë që i jep shumë ndjenjë, i jep shumë dëshirë për të qenë në kontakt me njerëz të afërt dhe duke qenë se i jep kaq shumë ndjenjë e pasion për çështje delikate, e bën mendimin më të varur nga situatat përreth ose situatat familjare.
Plutoni nga ana e vet është pak i ashpër në këtë periudhë dhe disa njerëz do sprovohen në marrëdhënie familjare. Duke qenë se Mërkuri është në Gaforre, Plutoni në Bricjap këto 4 shenja Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash kanë sprova të çuditshme në këtë periudhë. Të gjithëve do na prekin kuptohet sepse të gjithë i kemi në hartën astrologjike një nga këta planetë në një pozicion të caktuar dhe varet se në çfarë fushe të jetës na prek.

Ndërkohë, Marsi është futur në Virgjëreshë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë me Saturnin në Peshk është sërish diçka që e prish paksa ëndërrimin, romantizmin ose ligjet që përpiqet t’i shpartallojë, të cilat kanë kohë që po vendosen nga Saturni në shenjën e Peshqve dhe kjo ka të bëjë me ligjet, mjekësinë, besimin, ëndërrimet, shpresat, artin dhe me institucionet e mbyllura, bamirësitë dhe çështjet psikologjike. Çështjet psikologjike në këtë periudhë do bëhen shumë më të ashpra dhe njerëzit që kanë në jetën e tyre një sërë problemesh mund të acarohen më shumë në këtë periudhë dhe të jenë më nervozë ose të ndihen pa rrugëdalje.

Dashi – 2 yje

Marsi në shenjën e Virgjëreshës dhe tentimi për t’u marrë me punë e për të mbyllur disa prej tyre i bën Dashët më të shfrenuar ose të nxituar dhe gati-gati në vend që të bëjnë një punë, e prishin ose aksidentohen. Do humbin paksa qetësinë në vendin e punës dhe dëshirën ose vullnetin se diçka e bukur që kishin ëndërruar mund të marrë drejtim, kryesisht në çështje pune. Të kenë kujdes edhe në çështjet shëndetësore.