Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gani Dili: Nëse arrin ta mashtrosh dikë mos mendo se është budallë

Çuditërisht, sot jam zgjuar me njëfarë disponimi të pashpjegueshëm…

Zaten, a ka më privilegje ,se të zgjohesh në mëngjes dhe të vazhdosh të jetosh,të marrësh frymë,të lumturohesh,të duash,të takohesh me të afërmit,miqtë, njerëz,të bisedosh për të gjitha – që i ka jeta. Eh, jeta e ishte,e ëmbël,qashtu çfarë është,ka qenë gjithmonë dhe do jetë e do mbetet përherë…

Ç’mu kujtua një detaj i mirë ,që e tregonte imi plak:
… U pre një pemë për të bërë një milion fije shkrepse.
Me një fije shkrepse u ndezë një cigare.
Nga një cigare u ndezën barishtet.
Nga barishtet u ndezë një pemë,lis i vogël.
Dhe nga ai lis i vogël u dogj një pyll i tërë.
Do thoni ju, ndodhi kjo vetëm nga pakujdesia. Jo, thoshte plaku,por ne i nënvlerësojmë gjërat e vogla. Edhe fija e shkrepsës e vogël,por ja ç’bëri…

Mos e nënçmo të voglin. Por as veten. Askënd…
Nëse ia arrin të mashtrosh dikë ,mos mendo se ai person është budalla. Kuptoje: ndoshta ai person të beson ty më tepër se që ti e meriton.
S’ duhet besuar shumë njerëzve , fjalëve të tyre të bukura, – e mëson nga jeta këtë frazë.

Njerëzit janë ata që të lëndojnë ,të zhgënjejnë ,të tradhtojnë ,të përdorin ,të shfrytëzojnë…më në fund largohen duke të lënë të vetëm dhe me njëmijë PSE-të e tua.
Pse njeriu e braktisë njeriun?
Pse qeni nuk e braktisë njeriun?
Vallë ,kafsha është më e lartë se ne?
Kohë e çuditmë ka ardhur – nuk e thotë pakica e popullit. Shumëçka shqiptare,e mirë,respekti ndërgjegjja, sinqeriteti, fjala, zakone të traditës janë zbehur, po vijnë duke u humbur…
Keq,ë?